Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ndaj mesazheve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të dërguara qytetarëve për të inkurajuar regjistrimin e diasporës për votim. Miftaraj kritikoi ashpër këtë qasje, duke e quajtur hipokrite dhe të motivuar nga interesa partiake. Kur vjen puna te vota, Donika Gërvalla është jashtëzakonisht e kujdesshme. Përmes buxhetit të shtetit dërgon mesazh në emër të MPJ-së dhe kërkon t’u sigurojë qytetarëve se duhet t’i informojnë familjarët për regjistrim dhe votim, shkroi Miftaraj. Ai akuzoi klasën politike për fokusimin e tepërt te ruajtja e pushtetit dhe harxhimin e buxhetit publik për përfitime politike. Sipas tij, përgjegjësia për edukimin dhe njoftimin e votuesve i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo institucioneve të tjera. Rregulloni energjinë dhe merruni me punët për të cilat paguheni. E keni kthyer buxhetin publik në mjet për përfitime partiake, përfundoi Miftaraj, duke kërkuar një qasje më profesionale nga institucionet shtetërore.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …