Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Mentaliteti i qeverisjes me korrupsion të instaluar nga Albin Kurti do të marrë vite për t’u riparuar

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar as postimit skandaloz të ministrit Faton Peci lidhur me akuzat se ka dhënë subvencione prej afër 100 mijë euro për vëllanë e deputetes Fitore Pacolli. Ai kritikoi Pecin për keqpërdorim të fondeve publike dhe e akuzoi për mungesë ndershmërie. Miftaraj deklaroi se është e turpshme që figura publike të përfshihen në keqpërdorime të tilla pa ndjerë përgjegjësi përballë qytetarëve dhe institucioneve të drejtësisë. Mentalitet i qeverisjes me hajna, që  është promovuar nga kryeministri Albin Kurti, do të kërkojë vite për t’u riparuar. Mungesa e veprimeve nga prokuroria dhe policia për të hetuar rastet e korrupsionit të këtij lloji ka krijuar një kulturë të pandëshkueshmërisë dhe ky fenomen është bërë normë në qeverisje dhe dëmton integritetin e shtetit dhe të ardhmen e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …