Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi zbulon fakte lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ai ka thënë se nëse Prokuroria është e saktë në konstatimin se Berishaj i ka tërhequr 1 milion euro ‘kesh’ nga bankat në Kosovë dhe askush s’e di ku kanë shkuar, atëherë sipas Miftarajt, s’duhet habitur kur dëgjohen politikanë apo njerëz të lidhur me pushtetin duke e mbrojtur Berishajn. Tash mos u çuditni kur dëgjoni politikanet apo trimat e lidhur me pushtetin nese e mbrojne nje person qe i tërheq 1 milion Euro kesh. Emri i ambasadorit Berishaj është aktualizuar pas një interviste të kryetares, Vjosa Osmani, ku ndryshe nga një konferencë që kishte dhënë më herët, sugjeron që ambasadori Berishaj më mirë do të ishte të largohej vetë, meqë ka gjëra të cilat duhen sqaruar.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …