leoni

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kritikoi politikën e jashtme të Qeverisë Kurti, duke e cilësuar si të dështuar

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka kritikuar politikën e jashtme të Qeverisë Kurti, duke e cilësuar si të dështuar. Disa zhvillime negative për Kosovën në arenën ndërkombëtare, përfshirë refuzimin e Hungarisë për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe deklaratën e Gjermanisë që Marrëveshja e CEFTA-s mund të vazhdojë edhe pa Kosovën. Miftaraj gjithashtu përmendi diskutimet në Bruksel për hapjen e urës së Ibrit dhe vendimin për lirinë e lëvizjes për qytetarët serbë në Kosovë me pasaporta serbe, duke i cilësuar këto zhvillime si të dëmshme për interesat e Kosovës. Sipas tij, këto dështime kanë thelluar pasojat negative për raportet me aleatët dhe integrimin evropian, duke e vendosur Kosovën në një “fushë me mina” nga e cila do të duhen vite për të dalë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Deputetët e Kuvendit bëjnë betimin solemn pas verifikimit të mandateve

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, ftoi deputetët …