Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër e me tallje për një shtresë që i quan jugo nostalgjikë pas debateve të fundit lidhur me UÇK-në. S’ka as ngurrim e as nuk e sheh të arsyeshme të elaborojë Miftaraj rreth asaj se nga vijnë këto qëndrime anti luftës çlirimtare të prirë nga UÇK’ja. “UÇĶ fajin e vetëm e ka se ua ka vra shpresat jugosllavëve të vegjël me jetu ëndrrën jugosllave.” Ai tallet më tej me këtë mendësi kur e thekson se në ëndrrën e tyre jugonostalgjike siç e cilëson, nuk do të kishin privilegjin e shprehjes së këtyre opinioneve fare. E gëzojnë në fakt falë përpjekjes së suksesshme të UÇK- së për liri. “Liria dhe demokracia janë vlera të cilat edhe jugosllavët e vegjël po i gëzojnë në Kosovën e lirë, ka shkruar Miftaraj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …