Ejup Hasan Dushkaja (10.12.1961 – 30.4.1999)

Ejup Hasan Dushkaja (10.12.1961 – 30.4.1999)

Ejup Dushkaja u lind më 10 dhjetor të viti 1961, në Kaçanik. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Kaçanik, drejtimi gjuhësor. Ejupi rrjedh nga një familje me traditë patriotike. Pas kryerjes së shkollës së mesme regjistrohet në Universitetin e Prishtinës, Dega e Historisë. Për shkaqe politike, pas përfundimit të vitit të dytë në vitin 1983, Ejupi ndërpreu studimet. Me fillimin e destabilizimit të Kosovës, shpërthyen demonstratat dhe protestat. Ai kurrë nuk kurseu as mund e as djersë në angazhimin për çështjen kombëtare. Edhe në pikëpamje materiale ishte i përkushtuar rreth lëvizjes për çlirimin e atdheut.
Me shpërthimin e luftës çlirimtare në Drenicë, ishte i gatshëm t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontaktet e para me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës Ejupi i vendos më 10 qershor 1998 dhe nga kjo ditë ai angazhohej në ekipet e furnizimit me armë. Lufta çlirimtare u përhap edhe në Kaçanik, ku nuk priti më, por atëherë kur atdheu ishte në rrezik, ai u radhit në radhët e UÇK-së, në Batalionin e Dytë të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. Bashkëluftëtarët e Ejupit ishin këta ushtarë: Ramiz Piliqi, Agron Shurdhani, Hajrullah Shehu, Selim Shehu, Misim Sopa, Xhezair Bela, Hesat Axhami, Menduh Elezi, Sakip Mulaku, Rejhane Tusha, Vahide Shahini, Selim Rrahmani, Esat Mjaku.
Ejupi ishte i palodhshëm, i disiplinuar, ishte një njeri kryengritës dhe patriot i madh i çështjes kombëtare. Ai u takonte njerëzve me moral të lartë luftarak. Rregullisht përdorte shprehjen se familja jonë do të mbetej në shtëpi dhe nuk do ta lëshojë truallin e vendlindjes. Bashkëluftëtarëve të vet u thoshte se shumë shpejt do të vinte liria, ja po e shoh, ajo po vjen, me gjakun e derdhur të djemve tanë më të mirë. Ai ishte betuar mbi flamurin kuq e zi se do të luftonte për lirinë e Kosovës deri në fund të jetës së tij. Ishte pjesëmarrës i shumë betejave në Kaçanik e sidomos në betejën e Gjurgjedellit. Ishte adhurues i madh i futbollit, e ndihmoi shumë Klubin Futbollistik “Lepenci”.
Rruga luftarake e Ejup Dushkajës ishte e gjatë dhe me plot sakrifica, por e lavdishme. Më 30 prill 1999 ra në krye të detyrës, ashtu si bien trimat për atdhe, te Lagjja e Beljanëve në Gjurgjedell. Varrimi i tij është bërë në ditën e rënies në Kodrën e Trimave me nderime ushtarake. Ndërsa pas lufte është bërë rivarrimi i tij më 30 korrik 1999 dhe është varrosur në Varrezat e Dëshmorëve. Pas vetes la gruan dhe djemtë: Trimorin dhe Mentorin.
Në shenjë nderimi për veprën heroike të Dëshmorit Ejup Dushkaja, familja e tij ka marrë mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, Kuvendi Komunal i Kaçanikut, Zona e Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami” dhe Komanda e Zonës së Gjashtë e TMK-së, në shënimin e Ditës Flaka Janarit, në Gjilan. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …