Ejup Maqedonci:Për herë të parë FSK-së, po organizon Kursin Bazik të Oficerëve të Këmbësorisë

Bashkë me Komandantin e FSK-së, gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari vizituam Komandën e Doktrinëa dhe Stërvitjes për të parë nga afër teksa zhvillohet Kursi Bazik i Oficerëve të Këmbësorisë, kurs ky që për vite me rradhë është realizuar vetëm jashtë vendit.
Përveçse po kursehet buxheti, përmes realizimit të këtij kursi brenda vendit po krijohet tradita teksa ngriten e tregohen kapacitetet profesionale të pjesëtarëve tanë.
Kursi po mbështetet nga ekipet amerikane të Organizata për Asistencë Ushtarake të Trajnimeve Mobileve e Ushtrisë Amerikane (SATMO) ndërsa ka për mision që të trajnojë dhe zhvillojë oficerë të këmbësorisë për të qenë të përgatitur psiqikisht, fizikisht dhe moralisht për të udhëhequr njësi të këmbësorisë.
Detyrat kyçe që do të ekzekutohen gjatë këtij kursi janë: manovrimi taktik, sinkronizimi i aseteve te këmbësorisë se lehtë, përgatitja fizike, dhe zjarri preciz me armët e këmbësorisë së lehtë.
Kursi Bazik për Oficerë të Këmbësorisë tash e tutje do të organizohet çdo vit në kuadër të planit vjetor të trajnimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …