Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Do të diskutohet mundësia e bashkëpunimit me ministrin, Niko Peleshi, për zhvillimin e industrisë së armëve

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, tha  se do të diskutohet mundësia e bashkëpunimit me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, për  zhvillimin e  industrisë së armëve për mbrojtjen e Republikën e Shqipërisë”, theksoi Maqedonci. Ne në Kosovë po ndërtojmë konceptin e industrisë së mbrojtjes dhe shpresoj që dy ministrat e Mbrojtjes do ta thellojnë bashkëpunimin në këtë aspekt, veçanërisht në një kohë ku shihet një mungesë e municioneve në stoqet e vendeve shumë të mëdha të NATO-s si pasojë e luftërave të fundit dhe është e domosdoshme dhe e nevojshme”, tha Maqedonci. “Kjo bazë tregon përcaktimin dhe vendosmërinë e NATO-s për të qenë prezent në Ballkanin Perëndimor, tregon përkushtimin që ka NATO për të sjellë në këtë aleancë dhe vende që s’janë ende pjesë e NATO-s, siç është Kosova. Kjo është shumë e rëndësishme për vetë faktin se një nga qëllimet kryesore të Federatës Ruse, dhe saktësisht të elementëve të Federatës Ruse në Ballkanin Perëndimor është destabilizimi i Ballkanit Perëndimor dhe minimi i integrimit të këtij rajoni në NATO dhe BE. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …