Ejup Maqedonci: FSK e argjendtë në Garën “Cambrian Patrol”në Mbretërinë e Bashkuar

Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës , ka arritur të radhitet e dyta, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol 2024” në Mbretërinë e Bashkuar, në mesin e 111 ekipeve, 37 ekipe ndërkombëtare nga 36 shtete të ndryshme të botës.
Gara “Cambrian Patrol” është një nga garat më sfiduese në botë, ku ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake si përgatitje taktike, përballje me rreziqe CBRN, operacione mjekësore, rikonicion dhe zbulim të forcave, sulm, eksploziv dhe fushë e minuar, kalim i pengesave ujore, caqe te artilerisë fushore, dhe përballje me situata të burgosurve.
Forca e Sigurisë së Kosovës në garë mori pjesë me ekipin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, të cilët treguan angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë gjatë procesit të realizimit të garës.
Të gjitha reagimet:

Ti, Sevdaim Berisha, Liridona Gashi dhe 138 të tjerë

Kontrolloni gjithashtu

Katër komunat veriore janë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe i Komunës së Ferizajt Agim Aliu përmes …