Ejup Maqedonci: FSK fiton medalje të argjendtë në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar

Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur një sukses të madh duke u radhitur në vendin e dytë dhe fituar medaljen e argjendtë në garën e njohur ushtarake “Cambrian Patrol 2024”, që u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë garë prestigjioze morën pjesë 111 ekipe, përfshirë 37 ekipe ndërkombëtare nga 36 vende të ndryshme. Ministri Maqedonci, njoftoi për arritjen e FSK-së dhe vlerësoi angazhimin dhe profesionalizmin e ekipit të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, pjesë e Komandës së Forcave Tokësore. Gara “Cambrian Patrol” është ndër më të vështirat në botë, ku pjesëmarrësit përballen me sfida të shumta ushtarake si përgatitje taktike, rreziqe CBRN, operacione mjekësore, zbulim forcash armike, eksplozivë dhe fusha të minuara, kalim pengesash ujore, dhe përballje me situata të burgosurve.

Kontrolloni gjithashtu

Zogaj: Nëse buxheti për vitin 2025 nuk votohet sipas afateve ligjore kryeqytetit do të ketë krizë buxhetore

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka paralajmëruar se nëse buxheti për vitin 2025 …