Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës ka mandat të operojë në të gjithë territorin e vendit, përfshirë veriun, por çdo veprim duhet të jetë i koordinuar me KFOR-in. Maqedonci sqaroi se pas çdo incidenti në veri, përfshirë atë të fundit në kanalin e Ibër-Lepencit, ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Kosovës kanë kontaktuar me KFOR-in për të ofruar mbështetje të specializuar. FSK-ja është forcë e dizajnuar për të operuar në çdo pjesë të Kosovës. Kërkesa për koordinim me KFOR-in është çështje operacionale, jo mandat, tha Maqedonci, duke shtuar se bashkëpunimi me KFOR-in është i domosdoshëm për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ai po ashtu nënvizoi rëndësinë e seriozitetit të KFOR-it në zbatimin e mandatit të NATO-s për të parandaluar çdo tentativë të forcave serbe për të cenuar sovranitetin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …