Ejup Maqedonci: I tronditur për vdekjen e bashkëluftëtarit dhe bashkëpunëtorit tonë të çmuar, Bashkim Hoxha.

Me pikëllim të thellë njoftojmë se kemi humbur bashkëluftëtarin dhe bashkëpunëtorin tonë të çmuar, Bashkim Hoxha.

I tronditur nga ky lajm, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe shokët e Bashkimit. Kam pasur nderin dhe privilegjin të bashkëpunoj me Bashkimin gjatë periudhës kur drejtoja njësinë e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe në njësitë tjera ushtarake.

Bashkimi ishte një shembull i një nënoficeri të formësuar me atdhetari dhe profesionalizëm të lartë, dhe ai shërbeu me nder dhe dinjitet deri në ditën e pensionimit. Ai do të mbetet gjithmonë një shok i afërt dhe i paharruar.

E kujtojmë me respekt dhe mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Ngushëllime të sinqerta.

Ejup Maqedonci

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për  perdorim të paligjshëm të armës 

Me datën 27 Tetor 2024. rreth orës 18 e 30, zyrtarët policorë në kuadër të …