leoni

Ejup Maqedonci: Janë investuar mbi një milion euro në ndërtimin e objektit të Akademisë së Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se janë investuar mbi një milion euro në ndërtimin e objektit të Akademisë së Mbrojtjes ashtu që menaxhmenti drejtues e akademik të ngritë kapacitetet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes shkollimit të kuadrove të reja të kadetëve në Qendrën për Studime Universitare, dhe avancimin e oficerëve në Shkollën e Oficerëve. “Qendra është  e ndërtuar mbi katër shtylla apo programe kryesore: Programi Profesional; Programi i Udhëheqjes; Programi Akademik dhe Programi i Përgatitjes Fizike, ka për mision që të arsimojë, edukojë, trajnojë dhe inspirojë kadetët që të bëhen oficerë të cilët do të udhëheqin me shembull dhe që qëllim kryesor kanë shërbimin ndaj atdheut. Janë 43 kadetë të cilët aktualisht po ndjekin studimet në këtë qendër, e të cilët deri në përfundim të studimeve do të kenë mishëruar në karakterin e tyre vlerat më të rëndësishme si Besnikëria, Detyra ndaj Atdheut, Respekti, Nderi dhe Guximi Personal, ka saktësuar ministri, Ejup Mqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …