Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, konsideron se c Gjatë një vizite në Aeroportin e Gjakovës, Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vëzhguan nga afër operacionet me këta dronë. Ministri theksoi rëndësinë e pajisjes së ushtrisë me sisteme moderne dhe të sofistikuara për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës. Ai nënvizoi se këto përpjekje janë thelbësore për ruajtjen e paqes në vend dhe në rajon. Me oficerët dhe ushtarakët e mirëtrajnuar dhe të përkushtuar të ushtrisë tonë dhe me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve tona të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndjehet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale,” përfundoi Maqedonci. Ky zhvillim i rëndësishëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të përmirësuar kapacitetet e saj mbrojtëse dhe për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …