Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri me kapacitete të plota po ndodh më shpejt se sa ishte planifikuar fillimisht. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se numri i pjesëtarëve të FSK-së tashmë ka kaluar 4.300 dhe deri në vitin e ardhshëm pritet të arrijë mbi 5.000. FSK-ja është në proces të transformimit që nga viti 2018 dhe synon që deri në 2028 të ketë mbi 7.500 pjesëtarë – prej tyre 5.000 aktivë, ndërsa pjesa tjetër rezervistë. Objektivat tona po realizohen më shpejt seç ka qenë e planifikuar fillimisht – gjë që tregon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të FSK-së, deklaroi Maqedonci. Sipas tij, FSK-ja po zhvillohet sipas standardeve të NATO-s, duke ndjekur trajnime në akademitë ushtarake të aleancës dhe duke zbatuar doktrinën e saj. Të gjitha blerjet tona ushtarake realizohen nga vendet anëtare të NATO-s, duke siguruar pajisje cilësore dhe përputhshmëri të plotë me sistemet e aleancës , theksoi ai. “Ne jemi tashmë në fazën e ekzekutimit të pagesave dhe gjatë këtij viti pritet të arrijë një sasi e konsiderueshme e këtyre raketave”, tha ai.
