Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Kroacisë është e përjetshme sepse i ka themelet në historinë, vlerat dhe të ardhmen e përbashkët. Me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, vizitova Kroacinë ku zhvillova takim me ministrin Anushiq. Partneriteti dhe në veçanti bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë është në nivelin më të lartë. Me ministrin Anushiq shqyrtuam mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, diskutuam rreth situatës së sigurisë në regjion si dhe në nivel global. Ministrin Anushiq e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë-dimensionale nga Kroacia për Kosovën si dhe konfirmova vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike. Gjatë vizitës po ashtu nënshkruam marrëveshjen për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake ‘Franjo Tugjman’ e që rrit edhe më tej kapacitetet tona humane në mbrojtje dhe siguri.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …