Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim lamtumirës zëvendësdrejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Paul Shawry, ku e vlerësoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Me këtë rast, ministri Maqedonci i dorëzoi një mirënjohje në shenjë falënderimi për mbështetjen profesionale dhe vizionin strategjik që Shawry ka ofruar gjatë mandatit të tij. Ministri theksoi se angazhimi i palodhur dhe ekspertiza e Shawrys kanë ndikuar ndjeshëm në avancimin e kapaciteteve të Ministrisë. “Gjatë mandatit të tij, z. Shawry demonstroi një performancë të shkëlqyer duke ofruar mbështetje profesionale dhe vizion strategjik, çka ka ndikuar në mënyrë të fuqishme në përparimin e Ministrisë”, tha Maqedonci, duke i uruar suksese në detyrat e ardhshme dhe shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me pasuesin e tij.
