Ejup Maqedonci: Në 30 vjetorin e rënies heroike, nderuam veprimtarin Hasan Ramadani

Në 30 vjetorin e rënies heroike, sot në Shajkovc të Podujevës, nderuam veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, heroin e kombit, Hasan Ramadani.
Duke pasuar organizimin ushtarak të Çetës së Llapit, rezistencën e organizuar të armatosur të banorëve të fshatit Tërnavë dhe fshatrave përreth të vitit 1990, në vijim të luftimeve dhe qëndresës në Prekazin e Jasharajve dhe krahas organizimit dhe aktiviteteve luftarake të drejtuara nga heroi i kombit, Zahir Pajaziti, qëndresa e armatosur e Hasan Ramadanit, përtej inspirimit dhe kushtrimit ishte mesazh për okupatorin se Llapi e Kosova nuk po dorëzoheshin dhe pranvera e luftës për liri nuk ishte larg.
Në ditën e rënies së heroit të kombit, Hasan Ramadani, më 7 gusht 1994, mediat serbe të asaj kohe, duke iu referuar deklarimeve të policëve serbë, shkruanin se Hasan Ramadani luftoi për orë të tëra duke shkrepur armën kundër njësive të specializuara të policisë serbe dhe duke mos ndalur këngën për Kosovën dhe Shqipërinë deri në rënien e tij heroike.
Jeta dhe vepra e heroit të kombit, Hasan Ramadani, do të kujtohet gjithmonë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, bën të ditur se në moshën 63 vjeçare është ndarë nga jeta, veterani, Mustafë Oruqi

OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, bën të ditur se në moshën 63 vjeçare është …