Ejup Maqedonci: Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit Ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes

Me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty nënshkruam sot Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Kjo marrëveshje që do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona, përfshinë koordinimin për mbështetjen e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera.
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …