Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të mbi 1500 shtetasve të Kosovës, tha se këto veprime nga Beogradi erdhën pas thirrjeve të Aleksandër Vuçiç ndaj njësive “Kobra”. Ai ngriti alarmin se Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë. Këtë e tregon edhe stërvitja që vijon prej 8 prillit në kufirin me Kosovën, ku ushtria serbe po teston armë sulmuese, pavarësisht se kamuflohet si një përgatitje për mbrojtjen e territorit. Konsiderojmë  se këto tensione do të vazhdojnë. Mund të ketë forma të tjera, një ndër tyre që kemi vërejtur prej datës 8 prill deri më 21 është një ushtrim që ushtria serbe po kryen në pjesën jugore të territorit të Serbisë.  Është një ndër më të mëdhatë që ka zhvilluar ndonjëherë ushtria serbe. Në kohën që ky ushtrim po realizohet dhe përdorimi i pajisjeve dhe sistemit të armatimit në këtë ushtrim paraqet kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Të gjitha veprimet që deri më tani ka ndërmarrë i ka kamufluar Serbia si përgatitje dhe militarizim për mbrojtje. Serbia do të testojë pajisje sulmuese dhe jo mbrojtëse. Sipas tij mobilizimi i NATO-s për të rritur prezencën e trupave të KFOR-it në Kosovë dhe Bosnje vjen pas vlerësimit të riskut nga autoritetet vendase dhe blerja e armatimeve në mënyrë të vazhdueshme nga Beograd.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …