leoni

Ejup Maqedonci: Unë kam ndërprerë një kontratë që ka qenë e publikuar në ministri, e cila ka pasur probleme ligjore

Opozita ka ngritur akuza në adresë të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci, duke kërkuar dorëheqjen e tij pas asaj që e quan skandal të trajtimit ushqimor të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Maqedonci i ka dhënë përgjigje opozitës në Kosovë, duke thënë se këto të gjitha janë spekulime dhe pjesë e fushatës,  pasi për herë të parë vendi po shkon në zgjedhje të rregullta dhe opozitës i është lënë hapësirë për të filluar para kohe fushatën. Këto janë çështje që nuk do të duhej të ngriheshin në këtë nivel. Të gjitha përpjekjet që janë bërë nga unë dhe Komandanti i FSK-së kanë qenë në drejtim të pengimit të mundësive për t’u keqpërdorur apo për t’u korruptuar ndonjë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes, pikërisht në çështjen e ushqimit. Ne do të shmangim të gjithë tenderët për ushqim, duke u realizuar nga vetë stafi civil i rekrutuar. Me këtë shmangim mundësinë e keqpërdorimeve. Unë kam ndërprerë një kontratë që ka qenë e publikuar në ministri, e cila ka pasur edhe probleme ligjore. Ndërprerja e kësaj kontrate na ka mundësuar që të zhvillojmë konceptin e ri”, ka thënë ministri Maqedonci në “A2 CNN”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …