Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga parakushtet bazë për plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes së një vendi. Sidomos për vendin tonë dhe kohën në të cilën po kalojmë karshi sfidave rajonale dhe globale të sigurisë. Andaj për të dëgjuar dhe zëra e akterë të tjerë në publik për këtë temë, me ftesë të Odës Amerikane të Kosovës, iu bashkova në diskutim tryezës “Forcimi i partneriteteve për sigurinë kombëtare”.
Në një bashkëbisedim të hapur me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z. Arian Zeka, si dhe anëtarë të tjerë të kësaj ode , diskutuam rreth ambientit global të sigurisë, sigurisë në regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe nevojës për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend me qëllim përballimin e sfidave të ardhshme të sigurisë.
Bashkëpunimi me sektorin privat është një nga elementet e rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit dhe një partner potencial për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së vendit tonë.