Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar kolegjin e Apelit që do të vendosë mbi ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ndaj vendimit të gjyqtarit paraprak, me anë të së cilit ia kishte lejuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të bëjë disa ndryshime në aktakuzën e konfirmuar. “Kryetarja Ekaterina Trendafilova caktoi Kolegjin e Gjykatës së Apelit, pas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake të datës 8 shkurt, ku pjesërisht pranoi kërkesat e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për ankesë ndaj vendimit të tij të 23 dhjetorit. Në atë vendim, gjyqtari i procedurës paraprake, ndër të tjera, i lejoi Zyrës së Prokurorisë Speciale që të bëjë disa ndryshime në aktakuzën e konfirmuar në këtë rast”, ka thënë ajo. Sipas saj, në panel janë caktuar gjyqtari Michèle Picard, gjyqtari Emilio Gatti dhe gjyqtarja Nina Jørgensen.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …