Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e avokatit të Hashim Thaçit, për të hequr ose zëvendësuar gjykatësin Nikola Gyju si gjykatës të vetëm në rastin e tij gjyqësor dhe të krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Zëdhënësi i Gjykatës Michael Doyle, në një konferencë për medie ka theksuar se kërkesa e mbrojtjes së Thaçit u bë mbi bazën se gjykatësi Giju bëri betimin si gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare më 8 mars 2024 dhe do të ushtrojë funksionet e tij gjyqësore, duke filluar nga 19 gushti. Avokati Thaçit argumentoi, ndër të tjera, se pavarësia e gjykatësit Giju cenohet nga fakti që ai përgjigjet para dy gjykatave. Kryetarja e Gjykatës konstatoi se nuk mund të ushtrojë kompetencën për zëvendësimin e një gjykatësi, përveç nëse gjykatësi nuk është më në gjendje të kryejë detyrat e veta dhe ky nuk është rasti me gjykatësin Giju, sepse ai do të ushtrojë funksionet gjyqësore në GJPN duke filluar nga 19 gushti 2024”, ka thënë Doyle. Trendafilova pretendon se Thaçi nuk ka paraqitur argumente pse është cenuar puna apo pavarësia e gjykatësit Giju si gjykatës i Vetëm, “dhe se asnjë gjykatës nuk mund të hiqet mbi bazën e pretendimeve të përgjithshme apo abstrakte që nuk janë as të bazuara dhe as të detajuara”.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …