Kryetarja e Gjykatës Speciale , Ekaterina Trendafilova dhe e nënvarura e saj zonja, Fidelma Donlon, kanë qëndruar për vizitë në Mitrovicën e Veriut. Për dallim nga konferenca në Prishtinë, e cila u prit me protesta të përgjakshme nga aktivitete e PSD, vizita në veri të Kosovës ka kaluar pa probleme. Trendafilova ka folur për aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, dhe ka paralajmëruar se gjykimi do të fillojë vitin e ardhshëm, duke u shprehur me disponim se ata do të dënohen. Kryetarja e Gjykatës Speciale është kritikuar edhe për faktin se ajo mbanë takime të ndara me trupa diplomatikë, por edhe tryeza të përbashkëta me ta, sikur ajo që ka mbajtur një më 7 dhjetor të viti 2020 dhe një tjetër më 11 shkurt të këtij viti. Disponimi i saj kundër krerëve të luftës së UÇK-së ka edhe bazë urrejtjeje fetare kombëtare, jo për faktin se është me origjinë bullgare, por për shkak se ka mbështetur dhe mbështet Serbinë zyrtare dhe praninë e saj në Kosovë.
Njëanshmëria e saj më së miri u dëshmua, pasi gjyqtari, Kai Ambos kërkoi që Hashim Thaçit t’ i jepet mundësia të mbrohet me kusht në liri, ajo përnjëherë e shkarkoi nga detyra. Në vend të tij, kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova caktoi Emilio Gattin. Kjo ka shtyrë avokatin e ish-kryetarit të Kosovës të kërkojë shkarkim edhe të italianit, Emilio Gattit. Jo domosdoshmërish sipas avokatit, gjyqtari italian mund të jetë i njëanshëm por emërimi i tij nga Trendafilova u bë pa pritur dhe pa bazë ligjore. Paragjykohet se Emilio Gatti mund t’ia bëjë argatin kryetares sipas mbrojtjes lënë vend për dyshime disa veprime të Trendafilovës. (RKL)