Ekipet e FSK-së do të ndërhyjnë me makineri për hapjen e disa kanaleve në disa përrenj problematik në Rahovec

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, Berat Duraku, ka mirëpritur ekipet e FSK- së, të cilat kanë zbarkuar me makineritë e tyre për të mundësuar kështu pastrimin dhe hapjen e disa përrenjve problematik. Pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në komunën e Rahovecit, ekipet e FSK-së, do të ndërhyjnë me makineri  për hapjen e disa kanaleve dhe vijave për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë. Drejtori Duraku e ka falënderuar FSK-në, për gatishmërinë dhe ndihmën ndaj komunës së Rahovecit, në këto ditë jo pak të vështira!

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …