Qeveria e Kosova e ka themeluar Ekipin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel, në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit. Ky vendim është konfirmuar nga vet anëtarët e emëruar të këtij ekipi në përbërje, Vinka Radosavleviq, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe Svetisllav Durlleviq. Ekipi, në të cilin nuk merr pjesë asnjë zyrtar shqiptar, e ka nisur punën në hartimin e statutit të Asociacionit, mbi bazën e të cilit do të themelohet ky trup që do të mbledh dhjetë komunat me shumicë serbe, të cilat nuk i kontrollon Qeveria e Kosovës. “Ne jemi të kënaqur me vendimin final të Hashim Thaçit dhe kryeministrit Mustafa që më në fund, procesi i formimit të Asociacionit ka nisur nga pika zero. Ne kemi ardhur në Bruksel për t’i njoftuar bashkëbiseduesit tanë dhe opinionin ndërkombëtar me vizionin e një realiteti të ri, pozitiv në Kosovë që do të merren nga themelimi i Asociacionit”, thuhet në deklaratën për media të këtij ekipi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …