leoni

Ekipi “Aris Pharm” rrëmben vendin e parë në turneun në futboll të vogël “2 Korriku” në Beguncë të Vitisë

Sot në Beguncë të Vitisë është mbajtur ndeshja finale e turneut në futboll të vogël të organizuar në kuadër të manifestimit kulturo-sportiv “ 2 korriku” dhe atë në mes të  ekipeve të futbollit “Aris Pharm”, “Gentriti Beton & Urimi Plast”.  Fitues i ndeshjes ishte “Aris Pharm” me rezultat 4:3. Me një fjalë rasti të pranishmit ju drejtua kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ka folur edhe mbi rëndësinë e këtij turniri që mbahet për çdo vjet në Beguncë për nderë të deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut (1990), të cilën e patën miratuar delegatët e dikurshëm të Kuvendit të Kosovës. “Sot e 34 vite më parë, pikërisht më 2 Korrik të vitit 1990, Deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, ndërmorën nismën për formësimin e shtetësisë së Kosovës, me ç ‘rast, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e “2 Korrikut”. Kjo datë shumë e rëndësishme për formimin e shtetit tonë, na ka tubuar edhe sot në këtë manifestim, për të kujtuar dhe nderuar atë moment historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, u shpreh kryetari Haliti. Aktivitetet për nderë të 2 korrikut janë mbajtur nën mbështetjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Hlaiti pasi që me statutin e Komunës së Vitisë “2 Korriku” është festë publike e cila shënohet me aktivitete të ndryshme sportive në këtë komunë. Kurse gjatë kësaj dite janë zhvilluar edhe shumë aktivitete të tjera kulturo-sportive kurse për nder të 4 korrikut- Ditës së shpalljes së pavarësisë së Amerikës u zhvillua edhe një ndeshje miqësore ku kanë marrë pjesë pjesëtare të KFOR-it, Amerikan. Gjithashtu kryetari Haliti ka ndarë edhe dy dekorata një për artisten e njohur si bilbili i Kosovës, Shkurte Fejza dhe një për KFOR-in amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …