Ekipi dialogues qeveritar, të cilin e kryeson Fatmir Limaj, vështirë se do të arrijë të votohet në Kuvendin e Kosovës. Negociatorët nuk po pranohen as nga opozita, por as nga deputetët e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës. Delegacioni i caktuar nga Qeveria e Kosovës për negociata me Serbinë, në kuadër të fazës finale të procesit të dialogut, është thuajse i pamundur të votohet nga Kuvendi i Kosovës. Ky delegacion që kryesohet nga Fatmir Limaj nuk po pranohet as nga opozita, por as nga deputetët e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ekipi që udhëheq këtë proces duhet të legjitimohet nga Kuvendi, ashtu sikurse duhet të legjitimohet edhe platforma e negociatave me Serbinë. Në anën tjetër, pavarësisht se kryesuesi i këtij delegacioni, i caktuar nga Qeveria, Fatmir Limaj, është shprehur i gatshëm që udhëheqjen t’ia kalojë opozitës, përfaqësuesit e këtyre të fundit janë shprehur kundër këtij ekipi. Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se ky ekip nuk ka kurrfarë roli përderisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ulet dhe diskuton ende në tavolinë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq. Ndërkaq deputetët e PSD-së konsiderojnë se ekipi negociator nuk mund të caktohet nga ekzekutivi në asnjë mënyrë pa u ulur për të diskutuar rreth kësaj çështjeje fillimisht.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …