Ekipi i klubit futbollistik “Bardhosh Gërvalla”, nga Gjermania, ka vizituar kompleksin memorial të heronjve në Dubovik të Deçanit , ku kanë bërë homazhe te varri i heroit, emrin e të cilit e mban klubi i tyre. Ata po ashtu kanë vizituar edhe kompleksin “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Këto homazhe i kanë bërë së bashku më kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosajn, në kuadër të vizitës së tyre tri ditore në Kosovë. Ramosaj tha se ky klub, i cili mban emrin e njërit prej heronjve kombëtar, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në Kosovë, e me këtë rast kanë shprehur dëshirë ta vizitojnë varrin e heroit, emrin e të cilit e mban klubi i tyre.

“Iniciativa dhe dëshira ka qenë e tyre per ta vizituar Deçanin, me siguri për shkak të rëndësisë së emrit që e mbajnë, për shkak edhe të varrit të Bardhosh Gërvallës që është në Dubovik, që i takon territorit të komunës së Deçanit dhe është një nderim që këta e kanë nderu atë emër, dhe jo vetëm që e kanë nderu, po e kanë bërë tashmë sinonim të sukseseve sportive”, tha Ramosaj.