Agjencitë, fondet dhe programet aktive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kanë filluar të proklamojnë kudo mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës duke e kthyer atë me fusnotë si pjesë nën rezolutën 1244 të OKB-së, e cila njeh sovranitetin e Serbisë mbi vendin tonë. Këto mekanizma Kosovës i shoqërojnë fusnotën, e cila në përmbajtje nuk është unike. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjen vend në secilën përmbajtje. Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) përfshin 19 agjenci, fonde dhe programe. Më aktivet nga to së fundmi kanë përfshirë asteriskun në emrat zyrtarë. Përpos në dokumente, kjo është e shpërfaqur edhe në ueb faqe dhe në llogaritë që disa nga UNKT-të kanë në rrjete sociale.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …