Ekipi serb i ‘Cërvena Zvezdës’ paralajmëron vizitë në Graçanicë

Ekipi serb i ‘Cërvena Zvezdës’ paralajmëron vizitë në Graçanicë

Pos faktit që Serbia organizon liga paralele të futbollit në Kosovë, ekipet nga Serbia vijnë edhe pa marrë leje në vendin tonë. Përderisa institucionet e Kosovës ende janë nën ekzaltimin e shkaktuar prej pranimit në UEFA, klubi beogradas ‘Cërvena Zvezda’ ka paralajmëruar ardhjen në Graçanicë, disa kilometra në jug të Prishtinës. Ky klub do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën serbe të Graçanicës. Për të qenë provokimi edhe më i madh, tifozët e ‘Cërvena Zvezdës’ kanë paralajmëruar se do të vijnë në mënyrë të organizuar. Tifo-grupi i quajtur ‘Delije’ është i njohur jo vetëm për huliganizëm e dhunë, por edhe për karakterin e tij anti-shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …