leoni

Eko-Regjinoni nga sot do t’i ketë në dispozicion edhe dy kamionë të rinj për mbledhjen e mbeturinave dhe 125 kontejnerë me kapacitet 1.1 m3

Kryetar i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, kanë marrë pjesë në pranimin e dy kamionë të rinj për mbledhjen e mbeturinave dhe 125 kontejnerë me kapacitet 1.1 m3, që janë siguruar nga granti i fituar në bazë të marrëveshjes së bashkëfinancimit e cila është nënshkruar ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Pas pranimit të grantit, kryetari Latifi është shprehur se sot e tutje do t’i ketë në dispozicion edhe dy kamionë të rinj për mbledhjen e mbeturinave dhe 125 kontejnerë me kapacitet 1.1 m3, që janë siguruar nga GRANTI që ne kemi fituar, në bazë të marrëveshjes së bashkëfinancimit e cila është nënshkruar ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Në vazhdim kryetari Latrifi ka thënë se këta kamionë i përgjigjen nevojave të komunës sonë për menaxhim edhe më të mirë të mbeturinave, e që janë të përshtatshëm për të depërtuar edhe në rrugët e ngushta të fshatrave e lagjeve të qytetit. Shpresoj se punonjësve të Eko-Regjionit do t’u lehtësohet puna me pajisjet e reja si dhe do të rritet efikasiteti i shërbimeve për mbajtjen e pastërtisë në mjedisin ku jetojmë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …