Ekonomistët kanë shfaqur rezervat dhe shqetësimet e tyre për qasjen e Qeverisë Kurti në fushën e ekonomisë. Ata kanë thënë se mungesa e investimeve kapitale në njërën anë si dhe shuma e lartë e subvencioneve, nga ana tjetër, janë për shqetësim. “Unë jam kundër ndarjes së subvencioneve për arsye se njëfarë mënyre është edhe një keqmenaxhim i parave të taksapaguesve të Kosovës, sepse në momentin kur ato mjete nuk investohen dhe multiplikohen në biznese, atëherë ato mjete munden me u dhënë, po për shkak të mosshpenzimit të atyre mjeteve për shkak të vitit paraprak andaj tepricat të cilat janë krijuar nga kjo qeveri mund të quhen para të keqmenaxhuara. Nëse një qeverie i teprojnë miliona euro në buxhet e ata miliona i shpërndan si subvencione, kjo tregon paaftësinë e asaj qeverie në menaxhimin e investimeve kapitale të cilat do të multiplikoheshin në aspektin ekonomik, dhe të krijojnë vende të reja pune” ka thënë për Ekonomia Online, profesori i ekonomisë, Medain Hashani.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …