Njohësit e ekonomisë kanë konstatuar se Qeveria Kurti nuk ka plan për ekonominë dhe se vendimet për këtë fushë i merr aty për aty. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhali ka deklaruar për Ekonomia Online se Qeverisë po i mungon vizioni që Kosova është një shtet që gjeneron stabilitet ekonomik dhe social. Ai ka thënë se ka frikë se mos Kosova po shndërrohet në një shtet social që është rreziku më i madh. Ia ka shtuar më tutje se vendimet ad-hoc të Qeverisë për të ndihmuara janë të mirëseardhura se vërtet qytetari e meriton në veçanti atë që janë të rrezikuar në aspektin social, por duhet një qasje me ndryshe duhet të ketë qëndrueshmëri ekonomike dhe në këtë drejtim besoj që duhet të mendohet edhe në sektorin privat që bashkërisht të jemi të jemi bartës të zhvillimit dhe jo të shndërrohemi në një shtet social që do të jetë brenga dhe dëmi më i madh që i kanoset Kosovës në të ardhmen. Edhe ekonomisti tjetër, Medain Hashani ka thënë se vendimet për t’i ndihmuar qytetarët me nga 100 euro, janë vendime të aty për atyshme dhe që tregojnë se kjo qeveri nuk ka planë afatgjatë për të dal nga kjo gjendje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …