Ekonomistët kanë vlerësuar se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2022, do të jetë më e ulëta në 10 vjetët e fundit. Ata kanë shtuar më tutje se përtej tkurrjes së rritjes ekonomike në vend pritet edhe një gjendje e rëndë e shkaktuar nga kriza energjetike. “Banka Botërore dhe Fondi Monetar edhe më herët e kanë parashikuar se pas atij ‘boomit’ do të kthehemi te nivelet reale të rritjes ekonomike, pra do të jemi aty 2-3 për qind. Mirëpo, përtej rritjes ekonomike unë e shoh edhe një skenar edhe shumë më të zi. Periudha që po futemi do të jetë një krizë e rëndë energjetike. Këtë krizë e ka pranuar edhe vet kryeministri, që ka mundësi të ketë edhe rritje të çmimeve të energjisë ose të paktën importi do të jetë shumë i kushtueshëm. Inflacioni po arrin në nivelet, sipas Bankës Botërore 20 për qind, qytetarët kanë më pak të ardhura. Kur kanë qytetarët më pak të ardhura edhe shpenzimet e tyre janë më të ulëta. Prandaj, studimet tregojnë që 6 muaj deri në një vit pas inflacionit që tejkalon nivelet e 15 për qind, efektet reale në ekonomi do të fillojnë të ndihen për arsye se qytetarët kanë më pak të ardhura dhe i kanë shpenzuar kursimet e tyre, të cilat do të reflektohen pastaj te bizneset” ka deklaruar për Kosovapres, ekonomisti, Florin Aliu.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …