Ekrem Jashari, djali i Dëshmorit të kombit Sherif Jashari, nga Prekazi i Drenicës, ka reaguar lidhur me vendimin e ministrit Murati, për ndalje të pagave. Ai në reagimin e tij ka shkruar: Nuk jam mësues se fill kisha hy në grevë! Ngritja e çmimeve, pagat e ulëta, ndërsa ministrat e deputetet nuk e ndiejnë këtë gjendje sepse kanë paga të larta sa 5 herë unë, por edhe të ardhura tjera.
I kërkoj sqarim publikisht ministrit Murati pse unë nuk marr pagë pas përmbylljes së muajit gusht, përderisa çdo ditë kam punuar me shumë përkushtim sipas orarit? Nuk jam grevist, edhe pse nuk do të shkoj gjatë e edhe zjarrfikësit do të hyjnë në grevë për paga dhe kushte pune, sigurime etj. Menaxhimi juaj skandaloz e ka shtri përtokë çdo ekonomi familjare Ligji e lejon grevën si formë shprehje të pakënaqësisë dhe e drejtë njerëzore, ndërkombëtare.
QITMA PAGËN, ooo ministër i “gjithëdijshëm” Murati.
Babai im Sherif Jashari (Hero i Kosovës) ka dhënë jetën që shtetin ta udhëheqin njerëzit e dijshëm e të përgjegjshëm e jo si ti e myhypët e tu.
QITMA PAGËN Ooo Ministër?!!