Ekrem Kastrati, nënshkruan kontratën për projektin fitues, për ndërtimin e sheshit të dëshmorëve në Malishevë

Ekrem Kastrati, nënshkruan kontratën për projektin fitues, për ndërtimin e sheshit të dëshmorëve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar kontratën për projektin fitues, për ndërtimin e sheshit të dëshmorëve dhe transformimin e qendrës së qytetit, në kuadër të projektit madhor për Malishevën Urbane. Kryetari Kastrati, nënshkrimin e këtij projekti e ka vlerësuar si të rëndësisë së veçantë, për të cilin ka thënë se ky projekt është më i madhi dhe më i rëndësishmi në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës. Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm. Kryetari Kastrati ka thënë se, Qeverisja jonë do të vazhdoj të punoj fuqishëm derisa me punën tonë do të ndihet krenare Llapusha e shumë brezave. Në fund, kryetari i Komunës ka uruar gjithë qytetarët e Malishevës për këtë projekt shumë të madh zhvillimor.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …