Pas marrjes së lajmit se në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Sibovc të Podujevës, kanë humbur jetën dy qytetarë të Komunës së Malishevës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i shpreh ngushëllime familjes, për humbjen e madhe. “Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë. E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal. Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës”. Kryetari Kastrati dhe drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, i kanë vizituar sot në SHSKUK edhe dy fëmijët e lënduar të kësaj familje, për tu njoftuar nga afër me gjendjen e tyre, si dhe ju kanë ofruar familjarëve mbështetjen e plotë të komunës. Po ashtu i kanë falënderuar edhe mjekët, të cilët po i trajtojnë të lënduarit.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …