Sot të Bruksel ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, A. Vuçiq

Ekrem Krasniqi: Albin Kurti, shfajëson Vuçiçin për përgjegjësinë e tij në krimet e luftës që ka bërë regjimi i Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës

Reporteri i Radios-Kosova e Lirë dhe i Agjencisë Kosovapres gjatë luftës dhe themelues i Agjencisë së lajmeve dtt-net.com, gazetari i mirënjohur i luftës dhe i paqes, Ekrem Krasniqi ka reaguar kundër deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e shfajëson Aleksandër  Vuçiçin për përgjegjësinë e tij në  krimet e luftës që ka bërë regjimi i Sllobodan Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës, edhe pse ai ishte pjesë e këtij regjimi gjatë kohës së luftës në Kosovë. Vuçiq në atë kohë ishte ministër i Informimit dhe asokohe  ishte zotuar se do ta zhdukte Radion Kosova e Lirë e Agjencinë Kosovës Pres, ndërsa më 27 mars 1999, regjimi i Milosheviqit me dy aeroplanë kishte marrë në shënjestër dhe kishte goditur selinë e Radios në fshatin Berishë.

Ekrem Krasniqi me këtë rast iu ka drejtuar Albin Kurtit: Shko në malet e Berishës dhe shihe shtëpinë ku kanë punuar kolegët e mi të Radios Kosova e Lirë të Kosovapressit se si ishin sulmuar nga MiG-at  e Milosheviqit. Kush i tha gjeneralëve të tij pse duhet sulmuar mediet?

 Sipas teje, Albin,  Vuçiqi  paska qenë ministër engjëll, ka shkruar në një postim të tij gazetari i mirënjohur, Ekrem Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …