Ekrem Gudaçi u lind në Stagovë të Kaçanikut, më 13 prill 1960. Ishte fëmija i shtatë në familje. Rrjedh prej një familjeje me gjendje të mesme ekonomike, po me traditë kombëtare.
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, me sukses të shkëlqyeshëm, të mesmen në Kaçanik, ku gjithashtu u dallua për sukses në mësime e për sjellje shumë të mira. Gjatë shkollimit të mesëm angazhohet në veprimtarinë rinore që kishte synim luftimin e pushtuesit serb dhe pavarësimin e Kosovës. Ky angazhim i tij bie në sy të pushtetit, prandaj has në pengesa të shumta, sidomos kur kërkoi të punësohet, pasi konsiderohej i papërshtatshëm politikisht. Duke mos gjetur punësim, u mor me punë bujqësie e me veprimtari të ndryshme, por pa lënë pas asnjëherë edhe angazhimin atdhetar.
Më 1987, Ekremi u martua, duke u bërë kështu familjar i rrespektuar, frymëzues për punë por edhe kurdoherë i gatshëm për kryerjen e detyrave që kërkonte rruga e nisur për liri. Më 3 janar të vitit 1996, policia serbe kërkoi nga Ekremitë dorëzonte një pushkë dhe një revole, me ç‘rast ishin keqtrajtuar vëllezërit e tij, Azemi e Rrustemi. Pas bastisjes së shtëpisësë Ekremit, policia kishte konfiskuar një revole të kalibrit 7.65 mm. Në bastisje kishin marrë pjesë policët Perunoviq Nebojsha dhe Fatmir Jakupi nga Kaçaniku, të cilët lanë thirrjen për Ekremin që të paraqitej në polici. Mirëpo, Ekremi nuk u paraqit fare në polici, e cila më 20 gusht 1996 për herë të dytë vizitoi shtëpinë e tij dhe arrestoi Ekremin, i cili u mbajt dy ditë në stacionin e policisë në Kaçanik.
Për herë të tretë e arrestuan më 24 korrik të vitit 1997, po ashtu me pretekst të kërkimit të armëve. Pas një dite qëndrimi në polici, Ekremi nuk u paraqit më kurrë në stacionin policor, por u inkuadrua në radhët e UÇK-së, që nga 10 gushti 1998 së bashku me dy vëllezërit e vet, Rrustemin dhe Azemin. Nga ky moment ai kishte ndihmuar logjistikën e UÇK-së deri në vendosjen e Togut në pikën e Stagovës, pjesë e të cilit u bë. Ekremi ishte i vendosur në togës së vet në pikën e luftës në Stagovë. Kjo togë komandohej nga Rrustem Gudaçi, kurse vëllau tjetër i tij Azemi ishte kyqur në policinë ushtarake të UÇK-së. Ekremi u caktua përgjegjës për koordinimin e punëve në këtë pikë sidomos kur ushtarët e togës shkuan për të luftuar në Gajre e Ivajë. Edhe pse kishte mundësi, Ekremi nuk e tërhoqi familjen e vet, të vëllezërve e të shumë ushtarëve nga fshati, pasi një veprim i tillë do të ndikonte në zbrasjen e tërsishme të fshatit dhe të fshatrave të tjera. Familja e Ekremit, gjatë tërë kohës ishte e angazhuar për të ndihmuar ushtarët si për përgaditjen e ushqimit ashtu edhe në logjistikë. Më 21 maj të vitit 1999, fshati Stagovë u sulmua nga ofansiva serbe, me ç‘rast Ekremi u angazhua për tërheqjen e popullatës civile nga rrethimi i hekurt. Fshati ishte sulmuar nga paramilitarët serbë të ardhur nga ana e Vitisë, i cili territor mbulohej nga ushtarët e zonës së Karadakut. Në gjuajtjet e para të paramilitarëve serbë ishte vrarë Fitimi, fëmijë 7-vjeçar i Rrustemit, vëllait të Ekremit. Po ashtu ishte vrarë e ëma, Hanifja kurse ishin plagosur vajza e rrustemit, Nerimanja 7-vjeçare bashkë me të ëmën, Fikrijen. Ishin vrarë e plagosur edhe shumë civilë të tjerë.
Ekremi ishte kundërvënë, por në përpjekje e sipër për ta shpëtuar popullatën e sulmuar civile, ishte kapur nga paramilitarët serbë, të cilët pas maltretimeve barbare e kishin vrarë në shtëpinë e tij dhe ma pas e kishin djegur.
Ekremi ka lënë gruan me 4 fëmijët, dy djemtë e dy vajzat, dy vëllezërit e dy motrat.
Pas luftës rivarrimi i tij u bë në varrezat e dëshmorëve ne Kaçanik. Në njëvjetorin e rënies, bashkëluftëtarët e tij në vendin e rënies ia vunë pllakën përkujtimore. Për heroizmin e tij familja e dëshmorit ka marrë mirënjohje nga ministria e mbrojtjes e QPK-së, nga komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, nga Komanda e Zonës së 6-të e ish-TMK-së dhe nga kuvendi Komunal i Kaçanikut. (H. K.)
Kontrolloni gjithashtu
Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)
Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …