leoni

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ekspertët e ekonomisë kanë konstatuar se Qeveria aktuale nuk ka arritur asnjë rezultat të madh

Ekspertët e ekonomisë kanë konstatuar se Qeveria aktuale nuk ka arritur asnjë rezultat të madh. Ata kanë thënë se Qeveria duhet të përqendrohet në çështje zhvillimore, të krijohen vende të reja të punës, në të kundërtën, qytetarët do të vazhdojnë të emigrojnë jashtë Kosovës për në vendet tjera ku ofrohet perspektiv për jetë më të mirë. Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka deklaruar se për të tejkaluar krizën, Qeveria duhet të merret me problemet e brendshme dhe t’i shfrytëzojë potencialet zhvillimore në vend. “Nuk kemi nevojë ta mësojmë Amerikën edhe Evropën se çka duhet të bëjnë ata, se ata e dinë vetë më mirë se na. Ne duhet të merremi me problemet tona të brendshme edhe mundësitë që i kemi” ka theksuar ish ministri i Financave, Haki Shatri. Ai ka theksuar më tutje se asnjë projekt i madh nuk po shihet që është duke u vazhduar, janë stagnuar krejt. “E kam një përshtypje thjeshtë që pandemia edhe këto problemet që janë krijuar me situatën ndërkombëtare në Ukrainë, kësaj Qeverie i kanë konvenuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …