Ekspertët e ekonomisë kanë thënë se premtimet e partive politike për rritje ekonomike prej 6 deri në 9 për qind dhe për rritje të pagave prej 10 për qind janë të parealizueshme. Njohësit e fushës së ekonomisë kanë thënë se premtimet elektorale se do t’i forcojnë skemat sociale dhe përftimet në paga dhe mëditje nga sektori publik, atëherë kjo është kontradiktore për faktin se rritja e pagave në sektorin publik dhe destinimi i mjeteve vetëm për sektorin publik e frenon sektorin privat, i cili është bartës i zhvillimit ekonomik të çdo vendi. Ekspertët kanë thënë se për të pasur rritje të madhe ekonomike, duhet të përkrahet sektori privat, politika të favorshme fiskale, të ketë konkurrencë të barabartë në treg, të ashpërsohet lufta kundër evazionit fiskal dhe të bëhen reforma tjera.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …