Njohësit e ekonomisë kanë shprehur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën po kalojnë qytetarët. Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka theksuar se Kosova është ndër vendet më të varfra në Evropë dhe situata e tanishme është rezultat i dështimeve ekonomike të qeverisë. Shahini ka thënë se “ne jemi edhe të varfër, edhe të vjedhur, edhe të izoluar,” duke nënvizuar rastet e korrupsionit dhe mungesën e dialogut të qeverisë me bizneset. Sipas Shahinit, sanksionet ekonomike nga Bashkimi Evropian kanë ndaluar projekte me vlerë prej 405 milionë eurosh, përfshirë ngrohjen qendrore në Prishtinë dhe rritjen e kapaciteteve për energji solare. Ekspertët kanë vlerësuar se vendimet e fundit të qeverisë në lidhje me pagat dhe masat ekonomike nuk kanë sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …