Astrit Dehari

Ekspertët e pavarur: Vdekja e Astrit Deharit ka qenë e dhunshme, me ngulfatje dhe lëndime trupore

Gjatë një konference që u mbajt sot në zyrën e avokatit Tomë Gashi, ekspertët e pavarur dr.Besim Ymaj, nga Tirana, dhe dr. Besim Latifaj, nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti, bënë publike gjetjet e raportit të autopsisë mjeko –ligjore në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren. Raporti i ekspertëve të pavarur konstaton se vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ishte e dhunshme. Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se kryeprokurori Sylë Hoxhaj ka mashtruar publikun dhe ka përdorur një raport me numra rendor për të justifikuar mbylljen e hetimeve.

“Vdekja është e dhunshme dhe e menjëhershme ka ardhur si asfiksisë mekanike dhe të dhunshme. Dëmtimet në trajtë gërvishtje në qafë dhe në pjesën e kyçit të dorës së majtë janë shkaktuar me mjete të mprehta për së gjalli. Lëndimet në kokë dhe gjymtyrë në anën e djathtë te qafës në nofullën e poshtme janë shkaktuar me mjete të forta që klasifikohen si lëndime trupore me natyrë më shumë si shenja të vetëmbrojtjes. Mbyllja e laringut një ngufatje e tillë kryhet gjatë dhunimi zakonisht me qëllim të pengimit të britmës për ndihmë të viktimës së sulmuar tek të rriturit”, thuhet në raportin e autopsisë mjekoligjore të ekspertëve të pavarur Dr. Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Dr. Besim Latifaj nga Anglia, të cilët kanë marrë pjesë gjatë obduksionit më 7 nëntor të këtij viti. Avokati, Tomë Gashi ka deklaruar se kryeprokurori Sylë Hoxhaj ka mashtruar publikun dhe ka përdorur një raport me numra rendor për të justifikuar mbylljen e hetimeve.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …