Ekspertët e shëndetësisë alarmojnë për përhapje të shpejt të variantit të ri të covid-19. Autoritetet shëndetësore në Itali kanë shfaqur shqetësimin e tyre nga përhapja e furishme e virusit në një çerdhe dhe shkollë fillore ku brenda pak ditësh janë infektuar 45 fëmijë dhe 14 anëtar të stafit. “Kjo është ajo që tregon se virusi ka një lloj inteligjence. Ne mund të vendosim të gjitha pengesat në botë dhe të imagjinojmë që ato të funksionojnë, por në fund të fundit, ai u përshtat dhe depërton në to”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Bollate, Francesco Vassallo. Edhe “France24” njofton se i ashtuquajturi variant i Mbretërisë së Bashkuar po përhapet në mënyrë të konsiderueshme në 27 vende evropiane të monitoruara nga OBSH dhe është dominuese në të paktën 10 prej tyre: Britania, Danimarka, Italia, Irlanda, Gjermania, Franca, Holanda, Izraeli, Spanja dhe Portugalia.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …