Mjekët këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar sepse temperatura sot do të jetë lartë

Ekspertët e shëndetit kërkojnë nga qytetarët kujdes të shtuar gjatë ditëve me vapë të madhe

Ekspertët e shëndetit kanë kërkuar nga qytetarët kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me vapë të madhe. Ata kanë thënë se për shkak të nxehtit të madh, është shtuar numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në qendrat shëndetësore. Kategoritë më të prekura nga vapa janë fëmijët dhe të moshuarit me probleme kardiovaskulare dhe me organet e frymëmarrjes. Ekspertët e shëndetit kanë kërkuar nga qytetarët që t’i shmangen sa më shumë ekspozimit në diell nga ora 11.00 deri rreth orës 17.00 si dhe të konsumojnë kryesisht lëngje, pemë e perime si dhe të ju shmangen ushqimeve që përgatiten shpejt nëpër restorante.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …