Ekspertët e sigurisë kanë bërë thirrje që të rritet buxheti për shtimin e kapaciteteve njerëzore dhe materiale në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka thënë se sipas rreziqeve dhe kërcënimeve të cilat po ndodhin, niveli politik edhe institucional duhet që të veprojnë më shpejt në kuptim të avancimit edhe mundësisë së integrimeve të FSK-së edhe në NATO edhe në aspektin e bashkëpunimit rajonal. “Forca e Sigurisë së Kosovës është në fazën e tranzicionit, ngritjes se kapaciteteve njerëzore edhe materiale, gjegjësisht edhe infrastrukturës, armatimit, trajnimeve për shkak të kuadrove të reja. Mendoj që në këtë drejtim është bërë një avantazh i shkëlqyeshëm edhe krejt kjo po shkon në konditat e parashikimeve përtej asaj. Në një situatë hipotetike mendoj që është e gatshme të kryej detyrat ashtu si është e parashikuar me ligjet ekzistuese dhe Kushtetuese të Kosovës” ka theksuar eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …