Ekspertët e sigurisë kanë tërhequr vërejtjen se armatosja e Serbisë me arsenal armësh nga Rusia, paraqet rrezik për rajonin. Ata kanë tërhequr vërejtjen se në veçanti ka rrezik për agresion ndaj Kosovës dhe kanë kërkuar nga autoritetet e vendit që të t’i rrisin investimet në infrastrukturën e mbrojtjes. Javë më parë shteti serb ka marr si donacion nga Rusia tanke të tipit T-72, kurse donacioni përfshin edhe gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29 dhe 30 automjete të blinduara zbulimi BRDM-2. Duke folur për këtë armatosje, njohësi i rrethanave të sigurisë, Nuredin Ibishi ka theksuar se Kosova duhet të jetë më i përgatitur politikisht dhe në aspektin funksional që sa më parë të jetë nën ombrellën e NATO-së , pasi në këtë mënyrë do jetë më komod karshi ndonjë agresioni nga Serbia. Ekspertët e sigurisë kanë shtuar më tutje se nuk duhet përjashtuar mundësinë se Serbia e ka model invazionin e Rusisë ndaj Gjeorgjisë e Krimesë dhe se ajo gjithmonë ka pretendime ndaj vendit tonë dhe se i konvenon shumë për ta destabilizuar Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …