Qalaj: Mbi 8 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, po punojnë me orar 12 orësh për ta menaxhuar situatën

Ekspertët e sigurisë vlerësuan se situata në Kosovë është jo stabile

Lidhur me tensionet e fundit, të cilat kanë ardhur si rezultat provokimeve nga ana e Serbisë, ekspertët e sigurisë në Kosovë kanë vlerësuar se nuk përjashtohet mundësia që situata të dalë jashtë kontrolli. Ata kanë paralajmëruar edhe njëherë se interesi nacional i Serbisë është moskonsolidimi i shtetit të Kosovës. Sipas tyre rrezik nuk paraqet vetëm Serbia por edhe mbështetja e saj nga Rusia. Edhe përfaqësuesit e opozitës, pjesë e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri, vlerësojnë se pas provokimeve të fundit nga Serbia, situata në Kosovë vazhdon të mbetet e tensionuar. Në anën tjetër, përfaqësuesit e policisë së Kosovës në veri kanë thënë se situata në Mitrovicë aktualisht është e qetë. Ndërsa përfaqësuesit  e KFOR-it kanë thënë se janë në gjendje gatishmërie të intervenojnë në çfarëdo situate.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …